#rtvora
Debati për Dekretin e presidentit Ilir meta mbi anulimin e datës së zgjedhjeve do të vendoset në kolegjin zgjedhor. KQZ ka rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga votimet e 30 qershorit. Me argumentin se nuk mund të bëhet pjesë në këtë proces, ankimimi që kjo forcë do ti bëjë vendimit në Kolegj do ti hap rrugë dhe çështjes nëse kreu I shtetit ka të drejtë me këtë veprim, apo veprimet e tij kthehen në nul.
Partia Uniteti Kombëtar është forca e parë politike që ka kërkuar të dalë nga zgjedhjet pas dekretit të presidentit Meta për shfuqizimin e votimeve në 30 qershor.
Kryetari i kësaj force politike kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë, duke e cilësuar situatën të papranueshme.
"Nëpërkëmbet haptazi Kushtetuta e Shqipërisë"
Kërkesa solli kundërshtimin prej përfaqësuesit të PS
"Nuk mund të tërhiqesh në garë, zgjedhjet nuk janë lojë lagjes"
Ankimimi i parë ka sjellë në mbledhje dhe kryetarin e KQZ Klemend Zguri i cili theksoi se dekreti I presidentit ka hyrë në fuqi.
"Drejtoria që boton varet nga ministria e Drejtësisë, po pse aktet të pavlefshme vendosen në fletoren zyrtare"
Megjithatë përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ sërish e konsideruan nul dekretin, ndërsa Zguri theksoi se nuk mundet të drejtojë mbledhjen në kushte të tilla ndaj dhe u largua prej saj.
Kërkesa e PUK është rrëzuar me 4 vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar. Por kjo i hap rrugë shqyrtimit të çështjes në Kolegjin Zgjedhor, kjo pasi kërkesa për tu çregjistruar do të prekë automatikisht dhe dekretin e presidentit, i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Për RTV Ora Idajet Beqiri u shpreh se ankimimin do ta paraqesë menjëherë pas zbardhjes së vendimit prej komisionit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/partia-unitet-kombetar-kerkon-cregjistrimin-nga-zgjedhjet-e-30-qershorit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz