Sondazhi i GPF / 58.9% e shqiptarëve kundër dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve

Report TV 2019-06-13

Views 0

Pas tërmetit në politikë të shkaktuar nga dekreti i presidentit Ilir Meta per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, solli sondazhin më të fundit të opinionit publik mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për 30 qershorin. Në studion e "Repolitix" me gazetarin Denis Minga dhe analistë, edhe Roberto Baldasari, ish president i Institutit Piepoli, që në zgjedhjet e 2017 në sondazhin në bashkëpunim me Report tv parashikoi saktë rezultatin, ndërkohë aktualisht është President i GPF Inspiring Research.

Në këtë sondazh janë anketuar 822 persona, të cilët i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të sondazhit.

Rreth 58.9% e personave të anketuar mendojnë se dekreti i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit është i gabuar. Vetëm 38.8 e gjykojnë të drejtë.

Zgjedhësit se mendojnë se presidenti ilir Meta ka të drejtë sipas sondazhit 47.7% i përkasin LSI-së, 40.6% Partisë Demokratike dhe 0.9 % Partisë Socialiste dhe 11.2 % Partive të tjera. Ndërkohë sa i përket zgjedhësve se mendojnë se Ilir Meta ka gabuar sa i përket vendimit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 73.5 % i përkasin Partisë Socialiste, 14.4% Partisë Demokratike, 11.2% partive të tjera, dhe LSI I përkasin 0.9 %.

Nga ana tjetër pyetjes se përse ky vendim i marrë është i gabuar, 47.7 % e te anketuarve u shprehen se në këtë mënyrë presidenti bëhet palë me opozitën. 26.7 % e të anketuarve u shprehen se ai nuk ka kompetenca institucionale për të anuluar zgjedhjet ndërkohë 25.6 e të anketuarve u shprehen se presidenti në këtë mënyrë po krijon një precedent të rrezikshëm.

Të pyetur se sa dakord janë me vendimin e Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta 54.6 % janë shprehur plotësisht dakord, 39.5 janë shprehur aspak dakord ndërsa 5.7 % janë shprehur se nuk e dinë përgjigjen.

Të pyetur nga Instituti Italian GPF Inspiring Research nëse sot do kishte zgjedhje të parakohshme, për këtë do të votonin? 54% deri në 58% e të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, duke shënuar një rritje një raport me 3 sondazhet e para të realizuara po nga Instituti Italian Italian GPF Inspiring Research me president Roberto Baldassarin. 32% deri në 36 % do votonin Partinë Demokratike, që shënon një ulje në raport me sondazhin e 15 qershorit 2019 por një rritje në raport me 2 sondazhet e tjera të mëparshme. 1% deri në 3% do votonin LSI, teksa nga shifrat rezulton se kjo forcë politike ka rënie të ndjeshme kryesisht në raport me sondazhin 13 marsit 2019 ku parashikohej të merrte 3 deri në 9 % të votave të të anketuarve.

Share This Video


Download

  
Report form