RTV Ora - Xhafaj: Nuk është problemi te data e zgjedhjeve, por sjellja e lidershipit politik

Ora News Lajme 2019-06-13

Views 0

#rtvora
Për ish-Ministrin, Fatmir Xhafaj, zhdekretimi i datës së zgjedhjeve nga Meta është terësisht në tejkalim të kompetencave të tij si President.

Xhafaj: Presidenti dhe qeveria nuk kanë asnjë përgjegjësi që lidhet me administrimin e procesit zgjedhor. Me shpalljen e datës së zgjedhjeve humb çdo pikë lidhje ligjore dhe institucionale me zhvillimin, administrimin dhe ankimimin e procesit.

Teksa pranoi se kemi një situatë të rënduar në vend, Xhafaj tha çështja nuk është data e zgjedhjeve por sjellja e lidershipit politik.

Xhafaj: Debati politik dhe parlamentar nuk mund të ngushtohet në një dekret. Duhet ta pranojmë me qetësi se kemi një situatë të rënduar. Kemi një krizë të sajuar. Problemi i vërtetë nuk është aq data e zgjedhjeve në vetëvete por mënyra e sjelljes së lidershipit politik. Opozita ka zbritur në rrugë dhe kërkon të impohet me mjete të dhunshme. Ka shumë faktorë kjo krizë por më kryesori është kriza e lidershipit të saj politik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhafaj-nuk-eshte-problemi-te-data-e-zgjedhjeve-por-sjellja-e-lidershipit-politik
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form