Vrasja e kreut të njësisë Kotë, arrestohen 3 kushërinjtë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur të martën në Vlorë ku mbeti i vrarë kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.Shtetasit e arrestuar janë Namik Bejtja, 30 vjeç, Jaçe Bejtja, 22 vjeç, Arif Bejtja, 19 vjeç të tre banues në fshatin Mavrovë.Ndërsa personi i shpallur në kërkim është shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit Fatmi Osmenaj 70 dhe Astrit Osmenaj 65 vjeç, por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi Argjil Gjoka.Gjatë konfliktit mbeti I plagosur edhe 19 vjeçari Arif Bejtja.Tre të arrestuarit akuzohen për veprat penale ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese? kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake?.

Share This Video


Download

  
Report form