Fleckenstein: Nuk nderhyjme ne punët e brendshme te Shqipërise

RTV KLAN 2019-06-11

Views 0

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka reaguar pas vendimit të presidentit Meta për çdrektimin e datës së zgjedhjeve. Eurodeputeti gjerman, i cili është në fund të mandatit, thekson se, deklarata e kreut tonë të shtetit se situata mund të dalë jashtë kontrollit duhet marrë seriozisht. Por Knut Fleckenstein shton se vendet anëtarë të Bashkimit Eurupian nuk u takon të ndërhyjnë në politikën e brendshme të Shqipërisë.

Raportuesi për Shqipërinë shprehu edhe njëherë vlerësimin për reformat e ndërmarra në vendin tonë duke u bërë thirrje dhe vendeve skeptike të votojnë pro hapjes së negociatave.

 ?Fatkeqësisht disa shtete anëtare nuk ndajnë qëndrimin e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Këto shtete duhet të njohin progresin e bërë dhe të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?.

Këto deklarata u bënë në konferencën me temë ?Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane? që u mbaj në Parlamentin Shqiptar. Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe disa eurodeputetë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form