stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-201-sezoni-2-2/
Emisioni ?Stop? është ndalur në zonën pranë rajonit numër 2, lagja ?Uji i Ftohtë? në Vlorë, për një ankesë nga familja e Pirro Kulos. Vasilika Kulo tregon se ka 30 vjet që sorollatet nga Hipoteka e Vlorës, për një certifikatë pronësie, për një sipërfaqje prej 10 300 metra katrorë, të trashëguar nga paraardhësit.
Vasilika ka që nga viti 2014 që aplikon për këtë vërtetim, por nuk ka zgjidhur gjë. Specialistët e Hipotekës e përcjellin sa herë që interesohet, ndërsa kur interesohet ?Stop?-i, shfaqet juristja e Hipotekës Besmira Arshia.
Qytetarja: Kisha bërë një kërkesë, aplikim këtu për certifikatën e pronësisë.
Punonjësja 1: Ju ka ardhur një zarf?
Qytetarja: Po ai zarfi?
Punonjësja 1: Më dëgjo mua! Me dokumentet që të kanë ardhur në zarf do t?ia paraqitësh tek juristi përkatës, ku ke prerë faturat.
Qytetarja: Më kanë dërguar të tjera dokumente moj!
Punonjësja 1: Po ajo të të sqarojë! Të të japë dokumentet, sepse mund të jetë bërë gabim!
Qytetarja: Po si mund të bëhen gabime?
Punonjësja 1: S?e di! S?të jap dot përgjigje!
Qytetarja: Përshëndetje! Kam bërë një aplikim, për të regjistruar pronën.
Punonjësja 2: Ke aplikuar?
Qytetarja: Po!
Punonjësja 2: Po?
Qytetarja: Dhe ju më keni dërguar ca dokumente. Ça janë këto? Radhën e parë më dërguat ca çarçafë për të fshirë menderen, tani më sillni këto.
Punonjësja 2: Paske ardhur e karikuar!
Qytetarja: E karikuar?! Po vdiqa mo!
Punonjësja 2: Të shikoj kush juristi që e ka trajtuar dhe nesër, që ka ditë pritjeje me qytetarët, këtë për të fshirë, që thoni, ik thuaji juristit!
Pas interesimit të gazetares së programit investigativ ?Stop? arrijnë të komunikojnë me Besmira Arshia, juriste e zyrës së Hipotekës në Vlorë.
Gazetarja: 5 vite nga 2014-ta deri në 2019-ën që vjen dhe interesohet për certifikatë pronësie. Çfarë problemi ka? Sepse aty nuk është në proces gjyqësor.
Punonjësja 2: Të flas me juristen që e ka trajtuar që pse nuk është bërë për kaq vite.
Juristja: Mua në sistem më ka ardhur ky aplikim, bashkëlidhur aplikimit është ky vërtetimi pronësisë dhe thuhet kopje dokumentacioni dhe zonjës bashkëlidhur i është vendosur në dispozicion kopje e dokumentacionit. Nëse zonja këtë aplikimin e ka referuar aplikimeve të mëparshme, bashkëlidhur aplikimit duhet të vendoste kthim përgjigjet që ka marr për aplikimet e mëparshme...