#rtvora
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga selia e PD tha se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe se Presidenti nuk do të shkarkohet.
Basha: Dua të them që në fillim dy të vërteta. Nuk do të këtë zgjedhje lokale në 30 qershor. Nuk do ta shkarkojë kush Presidentin e Republikës. Rama po përpiqet ti bombardojë opinionin publik me dy përbetime që ai as nuk i mban dot dhe as nuk ka interes ti provojë. Ai po përbetojë se do ti mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial edhe pa pjesëmarrje politike. Po përbetohet se do të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit. Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj.
Basha kishte edhe një pyetje për ata socialistë që kërkojnë shkarkimin e Metës:
Basha: Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë presidentin? Ilir Ndraxhi, përfaqësuesi politik i bandës së Avdylajave apo Jurgis Çyrbja, përfaqësuesi politik i bandës së Shullazit. Rahman Rraja apo Luan Harusha, përfaqësuesi i bandës së Bajrave, apo Reme Lala përfaqësuese e familjes kriminale Lala?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/anulimi-i-zgjedhjeve-basha-mbledh-ne-oren-1900-kryesine-e-pd
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz