Gjatë mëngjesit të sotëm policia e ka arrestuar sekretarin shtetëror në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratë, Jahi Jahiu, kuadër i BDI-së. Ai dyshohet se ka marrë ryshfet prej 40 mijë euro gjatë realizimit të një tenderi në projekt nga fondet evropiane IPA, në kohën e ministrit Ivo Ivanovski. Prokuroria kërkon paraburgim për Jahiun. Hetimin e kanë zhvilluar institucionet e Maqedonisë, Evropës dhe prokuroria e Milanos në Itali.