Socialistët nuk kanë humbur kohë. Mblodhën kryesinë vetëm pak minuta pasi Ilir Meta firmosi Live dekretin që anulonte datën e zgjedhjeve. Në mbledhjen që nuk zgjati shumë kryeministri u tregua i prere, duke thënë se vendi është Republike Parlamentare dhe jo Presidenciale. Ndaj Partia Socialiste ka vendosur që të enjten në seance plenare të nisë procedurat e shkarkimit të Ilir Metës, duke shënuar të parin hap të tillë në historinë e pluralizmit.
Sipas mazhorancës me shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve, presidenti ka shkelur Kushtetutën.
Procedura e shkarkimit te presidentit iniciohet me kërkesën e ¼ te deputeteve, apo 36 prej tyre. Por qe parlamenti ta shkarkoje presidentin, do te nevojiten 93 vota. Gjithsesi vendimi do te duhet te shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm 1 anëtar dhe është jashtë funksionit.
Ajo që përsërisin me siguri të gjithë përfaqësuesit e shumicës është se 30 Qershori është data e zgjedhjeve lokale.
Edhe menjëherë pas mbledhjes se Kryesisë ka nisur mbledhja e firmave nga ana e deputetëve socialist. Por Ilir Meta është kundërpërgjigjur me një postim në rrjetet sociale ku shkruan se do ta mbrojë Kushtetutën deri në fund me qetësi dhe shqiptari.
Tv Klan