Meta: Ka rrezik potencial për përshkallëzim të paparashikueshëm social me pasoja të paimagjinueshme

Report TV 2019-06-11

Views 0

Presidenti Ilir Meta tha se ka një rrezik real sipas tij që vendi të shkojë në drejt një përshkallëzimi të paparashikueshëm 'social' siç ai u shpreh që mund të sillte pasoja të mëdha për vendin. Kështu argumentoi Meta këtë të hënë duke argumentuar përse mori vendimin për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

"Përpos thirrjeve, mesazheve dhe presidentit të Republikës për thirrje për dialog palët politike nuk janë përgjigjur. Mazhoranca thotë se do shkojë e vetme në zgjedhje pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës politike. Nga ana tjetër opozita shprehet e vendosur se do të pamundësojë zgjedhjet. Si president i Republikës theksoj ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm social që mund të shkaktojë pasoja të paimagjinueshme. E konsideroj rrezik për stabilitetin, qetësinë, dhe paqen në vend", u shpreh presidenti.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS