I kërkoi Valbona Selimllarit ta puthë, Ermal Mamaqi nxjerr nga studio velinën
Ashtu siç edhe është traditë në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan, velina Belinda Dragoti bën një pyetje të sikletshme për personazhet e ftuar.
Mbrëmjen e sotme duket se velina ia doli mbanë të vërë në siklet ish-Misin Valbona Selimllari.
Në mes të intervistës velina hyri në studio dhe pyeti Selimllarin nëse ka puthur më parë një grua. Ajo u përgjigj duke thënë, jo dhe menjëherë Belinda i kërkoi të ishte ajo e para femër që do të puthte ish-missi. Pas kërkesës së saj, Mamaqi ngriti në krahë velinën dhe e nxori nga studio.
Ermal Mamaqi: Unë them që të mbështetesh mirë tani Valbona?
Valbona Selimllari: Ermal kemi mjaftueshëm eksperiencë? Jemi të vaksinuar.
Belinda Dragoti: Pyetje eksperience është edhe kjo? Pyetja ime me spec është: A ke puthur ndonjëherë ndonjë femër?
Valbona Selimllari: Jo. Preferoj marrëdhënien mes një mashkulli dhe një femre, por nuk paragjykoj jetën e askujt.
Belinda Dragoti: Unë sot do vij me dy pyetje. A mund ta kem unë ekskluzivitetin të jem e para?
Menjëherë pas pyetjes së dytë Ermali ngriti në krahë Belindën dhe e nxori nga studio, ndërkohë që Selimllari shtoi se ajo ishte në rolin e saj dhe e luajti bukur.
?Në fakt vajza është në rolin e saj dhe bravo i qoftë e luajti bukur?, shtoi Selimllari./tvklan.al