http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Stuhitë kanë goditur brigjet e atlantikut në Veri të Spanjës dhe Perëndim të Francës, me erëra që shkojnë deri në 147 kilometra në orë. Një anije shpëtimi u përmbys në Francë, duke lënë 3 pjesëtarë të ekuipazhit të vdekur. Ata ishin pjesë e një grupimi prej 7 personash që po kërkonin të ndihmonin një tjetër anije, e cila kishte hasur në vështirësi të mëdha për shkak të Stuhisë ?Miguel?. Dëme të shumta ka pasur edhe në Spanjë. Stuhia është e pazakontë pasi vjen në nisje të sezonit turistik veror. Resortet bregdetare u braktisën dhe transporti publik u ndërpre në zonat e prekura. 3 helikopterë dhe rreth 60 zjarrfikës morën pjesë në operacionin e nxjerrjes se trupave te pajete. Autoritetet në Francë dhe Spanjë u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të stuhisë dhe të ruhen nga rrëzimi i mundshëm i pemëve. Përveç këtyre dy vendeve, moti i keq ka prekur Holandën dhe disa shtete të tjera Europiane. Edhe në Oklahoma moti i keq ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha material ndërsa 6 persona kanë humbur jetën. Dhjetëra tornado kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë dy javëve të fundit.