Ditën e sotme në emisionin "Ditë për Ditë" në Tv Klan, ishte i ftuar aktori i mirënjohur Ervin Bejleri ose i njohur ndryshe si Vini, i cili dhe pse ka bërë qindra role pas tij, vazhdon të identifikohet si i tillë.
Mes kujtimeve për rolet e para disa viteve dhe atyre të kohëve të fundit, u përmend dhe filmi i Ermal Mamaqit "Dy gisht mjaltë" ku Ervini ka marrë pjesë. Një deklaratë e tij se filmi ishte komercial, hapi polemika nëpër rrjet, duke e konsideruar deklaratën e tij si ofenduese, gjë që sipas tij nuk ishte aspak e vërtetë.
Ai madje sqaroi qëndrimin e vlerësimin e tij duke treguar dhe telefonatën që kishte marrë menjëherë nga Ermali dhe shtoi se është keqinterpretuar termi "komercial", pasi i kanë dhënë konotacion negativ nëpër portale. Menjëherë ai dha versionin e vërtetë se si qëndronte puna.