Dako: S’kam folur me Astrit Avdylajn

RTV KLAN 2019-06-07

Views 1

Vangjush Dako mohon se zëri në audiopërgjimin e publikuar nga Blid, ku ai dëgjohet të flasë me Astrit Abdylajn, të jetë i këtij të fundit.

Në emisionin Opinion, përball gazetarëve, Kryebashkiaku i Durrësit tha se nuk ka patur informacion mbi të shkuarën kriminale të Abdylajt, por e njeh thjeshtë si simpatizant të PS, duke shtuar se bisedat ishin krejt normale, çka shkaktoi edhe reagime të forta në studio.


Publikimi i 5 audiopërgjimeve që opozita thotë se janë prova e shitblerjes se votave në zgjedhjet e 2017, Dako thotë se nuk ka shkaktuar asnjë ftohje në marrëdhëniet me Kryeministrin.

Dako bën publike arsyen përse opozita ka nisur një sulm të tillë ndaj tij dhe jo vetëm.

Kryebashkiaku i Durrësit është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda disa javë më parë për të dhënë sqarime mbi përgjimet në dosjen 399, në lidhje me grupin e Avdylajve dhe përshirjen e tyre në blerjen e votave.

Në 6 përgjimet e publikuara nga Bild, me Astrit Avdylajn rezulton të kenë biseduar edhe kryebashkiaku i Shijakut, Ardian Kokomani, kandidati aktual për kryetar të kësaj bashkie, Elton Arbana, vëllai i deputetit socialist, Ilir Ndraxhi, drejtuesi i Ujësjellësit të Durrësit, Ivo Doçin dhe një votues.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form