Rama-Veliaj kafe me banorët e njësisë 10 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Rama së bashku me kandidatin socialist per Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe disa deputetë takuan një grup banorësh të njësisë 10.Gjatë bisedës, Rama foli edhe për sulmet e opozitës që sipas tij po prishin imazhin e vendit.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEHall i madh balta që po hedhin lartë e poshtë. Jo thjesht ne por edhe jashtë Shqipërisë paguajnë, hidh artikuj këtej, hidh andej. Në atë rast gazeta merret me gjëra të tilla, i kanë çuar e ka bërë, puna e vetë. Nuk e bën asnjë në botë, të gjithë kanë pasur opozitë, të gjithë kanë pasur beteja. Të gjitha vendet që kanë qenë në BE, edhe Bullgaria kishte bojkot por morën presidencën e BE-së, 6 muaj bënë paqe politike.Asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësi të ketë Saliun. Të gjithë ikën në punë të vet, ky vazhdon akoma.Rama kritikoi edhe sjelljen e opozites gjate bashkeqeverisjes ne vitin 2017.Bëmë në 2017 marrëveshjen. Por aq muaj sa ndenjën, gjëra të pabesueshme, budallallëqe, i paaftë, a ty e kupton jepja dhe njëherë ta bëjnë nga e para. Si luani njësoj, që nga mishngrënës, vegjetarian dhe fol me vete, është tmerr i madh.Të njëjtin qëndrim mbajti Veliaj, për ata që flasin keq për vendin.ur ishim ne në opozitë mezi prisnim të vinin zgjedhjet. Këtu qeveria do të bëjë zgjedhje, opozita do t?i shtyjë.Kreu i bashkisë së Tiranës premtoi ndërkohë rindërtimin e kopshtit zoologjik dhe lidhjen e tij me atë botanik.?Do vijë VKM që bashkon Kopshtin Zoologjik me Kopshtin Botanik, kemi edhe një dakordësi me dekanin e Shkencave të Natyrës. Ata nuk kanë fuqi që ta mbajnë, ne do të bëjmë një marrëveshje ku do të themi që Bashkia menaxhon Kopshtin Zoologjik dhe Kopshtin Botanik si një njësi e vetme. Marrëveshja do t?u japë akses të plotë atyre për nevojat e mësimore, për eksperimente biologjike, të klasave të hapura, të praktikave studentore. Por, me mirëmbajtje nga bashkia. Kemi përgatitur gjithë materialin dhe mund ta hapim garën për projektin vetëm kur të kemi pronën. E kemi ndarë në tre faza, botaniku, zoologjiku dhe lidhja mes tyre, në formë tuneli si një akuarium.Ai theksoi se një nga projektet që do prekë edhe këtë njësi është ai për çlirimin e trafikut të makinave në pjesën e Unazës së Vogël nëpërmjet kalimit të saj nën tokë, nga segmenti te Shallvaret deri te pjesa përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.?Po i tregoja kryeministrit planin që kemi për Unazën e Vogël, që ta fusim poshtë parkut, ta nxjerrim te Xhamia para Parlamentit, kështu zhduket i gjithë trafiku që futet nëpër të. Ka qenë idea e vjetër e Edit, po më në fund e kemi një koncept inxhinierik dhe e shpëton Tiranën si një gjullurdi e qendrës, edhe si trafik, edhe si ndotje?

Share This Video


Download

  
Report form