Një person i gjatë, i dobët dhe me mjekër që besohet se është Ibrahim Lici, ka qëlluar mbi 21 herë në drejtim të vëllezërve Brahim dhe Astrit Bilali, duke i lënë të vdekur në vend me mbi 11 plagë në trup secilin. Autori kryesor i këtij krimi të rëndë në Shkodër, i dyshuari Ibrahim Lici, në ikje e sipër është parë nga një banor i zonës, me inicialet S.B, i cili ka treguar në polici të dhëna të vlefshme mbi veprimet që kanë kryer autorët e vrasjes dhe largimin e tyre me një automjet tip ?Golf 4? me ngjyrë të zezë. Arsen Stojku dhe Myslim Rama sipas prokurorisë janë të implikuar si bashkautorë në ngjarjen e datës 30 mars 2019, ku janë vrarë me armë zjarri Astrit Bilali dhe Brahim Bilali.
Automjeti që shërbeu për largimin e autorëve të krimit, ishte marë me qëra në Vaun e Dejës dhe më konkretisht tek personi Prengë Perdeda. Personi që ka marë me qëra mjetin tip ?Golf 4?, gjashtë ditë para vrasjes quhet Denis Brahimi, që më pas ja ka dhënë në përdorim, të arrestuarit Arsen Stojku. Ky person sipas prokurorisë para vrasjes dhe pas vrasjes, ka pranuar në polici se kishte qënë disa herë në shtëpinë e Mustafa Licit, ku është takuar me anëtarë të familjes Lici.
Stojku rezulton të jetë djalë teze me Mustafa, Sokol dhe të ndjerin Fatbardh Lici, dhe ka shkuar në banesën e tyre si kushëri.Vizita ka ndodhur 10 ditë para vrasjes së dy vllezërve dhe transportues i Stojkut, ka qënë i arrestuari tjetër Myslim Rama. Ky i fundit vetë ka qëndruar jashtë ndërsa Arseni është futur brenda. Ka pritur për disa kohë Arsenin dhe më pas i ka rënë portës, ku te dera ka dalë Ibrahim Lici, duke i thënë të hynte brenda, por Myslimi nuk ka pranuar duke i thënë që t?i thoshte Arsenit të mos vonohej pasi kishte punë dhe duhet të largohej. Prokuroria dyshon se pikërtisht në këtë takim është përcaktuar dhe plani se si duhet të ekzekutoheshin dy vëllezërit Bilali në Shkodër.