Edi Rama u tha qytetarëve të Cërrikut dhe Belshit se mazhoranca nuk do t?i nënshtrohet presionit të opozitës që paralajmëron dhunë në 30 Qershor, por socialistët do të shkojnë të vendosur drejt kutive të votimit në këtë datë kushtetuese që sipas tij nuk mund të ndryshojë. Rama përsërit se frika e opozitës është drejtësia e re.
Kryebashkiakun aktual të LSI në Cërrik që u zgjodh si pjesë e koalicionit të majte, e krahason me Lulzim Bashën tanimë që kjo forcë është bashkuar me opozitën.
Ironizon dhe deklaratat e kryebashkiakes demokrate të Shkodrës dhe tregon diferencat e mëdha që ekzistojnë mes filozofive drejtuese të dy forcave.
"I pëlqen molotovi thotë".
Rama u foli qytetarëve të pranishëm në këto dy bashki për të gjitha përcaktimet që parashikon Kodi Penal për gjithë ata që prekin zgjedhjet.
Tv Klan