Veliaj vijon fushatën në njësinë 1, prezanton projektin për transformimin e '100 lagjeve'

Report TV 2019-06-06

Views 3

Kandidati socialist i koalicionit ?Aleanca për Shqipërinë Europiane? për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi pasditen e sotme nga shkolla ?1 Maji? kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak, si dhe diskutoi me banorët projektet transformuese që do të zbatohen në kryeqytet në mandatin e dytë.

Ndër projektet e para që do të nisin në mandatin e dytë në Tiranë është ai i pagëzuar me emrin ?Projekti i 100 lagjeve?, që synon të përmirësojë drejtpërdrejt jetën në komunitet.
?Si qeveria qendrore ka një projekt të 100 fshatrave, ashtu edhe ne do të adoptojmë një projekt të ngjashëm për 100 lagjet e Tiranës, ku duam një listë të gjatë të lagjeve të Njësisë 1 t?u hyjmë me themel, që ashtu siç kemi bërë akset kryesore, ashtu të punojmë edhe në të gjitha lagjet cep më cep, me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi. Është shumë mirë që kemi bërë ndërhyrjet në vendet ikonë, si sheshi ?Skënderbej?, Pazari i Ri, Amfiteatri te Liqeni, Parku i Liqenit, Bulevardi i Ri apo Kalaja e Tiranës, ama e dimë që njerëzit i frekuentojnë për 2 orë ose 6 orë, por projekti i 100 lagjeve do e transformojë Tiranën po aq, në mos më shumë seç u transformua me projektet madhore?, theksoi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form