Gjergj Kaçinari, ose Kachinari siç njihet me emrin e artit, është një ndër artistët më të veçantë të gjeneratës së tij.
Ai nuk ka bërë kompromise për sa i përket muzikës edhe pse muzika rock që ai prodhon nuk është ndër më të preferuarat e kohëve të fundit duke qenë se mbizotëron ajo komerciale. I ftuar në emisionin ?Ditë për ditë? në Tv Klan, përveçse për karrierën e tij në muzikë, ai foli për marrëdhënien me të atin dhe për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Gjithashtu, Gjergji tregoi për herë të parë se e dashura e tij Ines, është personi që e frymëzon për këngët e tij.
?Është deklaratë e pa bërë më parë, por Ines më ka dhënë drejtim në të gjitha gjërat që kam bërë, është e vërtetë?, tha Kaçinari. /tvklan.al