Botimet shqipe në Mal të Zi. Kjo është tema që bëri bashkë në Bibliotekën Kombëtare studiues, shkrimtarë edhe përkthyes, për të trajtuar më gjerësisht se cili është zhvillimi i letërsisë shqipe në Mal të zi, duke ndalur edhe tek këndvështrimet historike, gjeografike edhe kulturore. Drejtoresha e Bibliotekës, Persida Asllani, e konsideroi të pamundur, që në këtë panel të trajtohen të gjitha problematikat, e hasura ndër vite, prandaj ajo e quan këtë panel, si një mundësi për t?u paraprirë edhe takimeve të tjera në vazhdim.
?Të gjithë e dimë, se jemi një fqinjësi shumë e gjatë. Edhe në periudha nga më të hershmet, por gjithnjë kemi mbetur peng të nevojës për të kuptuar edhe njohur më mirë njëri-tjetrin. Rruga më e mirë edhe më cilësore për ta bërë këtë gjë, është edhe ajo e cilësisë. Zëra e poetëve edhe shkrimtarëve tanë, qasja që ata bëjnë, janë gjëra që jo vetëm na bashkëjetojnë, por edhe na pasurojnë?, shprehet drejtoresha Persida Asllani.
Në vitin 1978, pas themelimit të revistës ?Koha? në Mal të Zi nisën që të botohen dhe të promovohen krijuesit shqiptarë të Malit të Zi. Për shkak të mungesës së institucioneve botuese, deri në vitin 1990 botohej kryesisht në revista, ndërsa botimet libër bëheshin në kuadër të bibliotekave shkollore.
?Vitet e fundit kanë ndodhur disa ndryshme falë entit të botimeve të shkollës. Autorët shqiptarë janë përfshirë. Letërsia shqipe në Mal të Zi është përkthyer shumë pak, jo vetëm për faj të institucioneve, por edhe për shkak të autorëve, që mbesin të ngujuar. Shumë shpejt, nga shtatori do të përfshihen edhe autorët shqiptarë në tekstet shkollore?, shprehet studiuesja Liridona Sinishtaj.