Myslimanet festojne Fiter Bajramin

RTV KLAN 2019-06-04

Views 0

Besimtarët myslimanë në mbarë vendin kanë festuar Fiter Bajramin, në përfundim të një muaji agjërim. Dita ka nisur me faljen e namazit, në orët e para të mëngjesit.

Në kryeqytet, falja u bë në sheshin Skënderbej. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u lut që Zoti ta begatojë e ta mbushë me mirësi dhe paqe këtë vend.

Fiter Bajrami konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit Islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Pas faljes së mëngjesit, dita vijon me vizita tek të afërmit dhe shoqërohet me drekën e Bajramit. Në këtë ditë, besimtarët shpërndajnë ushqime dhe solidarizohen me të varfrit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form