Kikia: Shqiperia po shkon drejt zjarrit, mesazhet e opozites te merren seriozisht

RTV KLAN 2019-06-03

Views 0

Gazetari dhe kryeredaktori i televizionit "Klan Plus", Mentor Kikia thotë se mesazhet e opozitës duhet marrë seriozisht, sidomos deklarata e Lulzim Bashës në fund të protestës së 2 Qershorit, kur tha se në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë sovrani. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Kikia deklaroi se Shqipëria po shkon drejt zjarrit dhe kjo krizë politike zgjidhet vetëm nga Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

"Protesta e të dielës duhet parë si një formë e shkallëzuar e të gjitha protestave që nga e parë deri tek e shtata. Që do të thotë, krerët e opozitës që njëkohësisht janë edhe administratorë e protestës, kanë treguar qartë dhe shkoqur që protesta është një proces i monitoruar në masën 100%. Kur organizatorët lejojnë dhunë apo urdhërojnë dhunë e programojnë dhunën, ajo ndodh. Kur programohet të jetë e paqtë, ajo ndodh siç ishte protesta e parafundit me drita celularësh pa asnjë shishe, pa asnjë gurë. Unë mendoj që këto janë mesazhe të qarta të opozitës për qeverinë. Dhe kjo kulmon me protestën e mbrëmshme që ishte pika më agresive e protestave të realizuara deri tani me sasinë e madhe të materialeve piroteknike apo eksplozivëve, pa i vënë emër se të çfarë lloji ishin, para Parlamentit, dhe mbi të gjitha duhet lexuar qartë mesazhi i Lulzim Bashës në mbyllje të protestës. U përmend të paktën 4 herë, ik sepse në protestën tjetër fjalën do ta ketë sovrani, ne nuk do të kemi më dorë. Unë mendoj që opozita duhet marrë seriozisht. Deri tani ka bërë pikë për pikë çfarë ka thënë. Unë mendoj që nuk ka leksione tani, le të mos e marrim me sportivitet sepse si ne këtu në studio, si Rama që vazhdon bën fushatë, si Basha që thjesht paralajmëron, jemi duke e marrë me sportivitet, Shqipëria po shkon drejt zjarrit. Mos bëjmë sikur nuk po ndodh gjë. Po ndodh më e keqja. Ajo që duhet bërë nuk është në dorën tonë, ajo që duhet bërë është në dorën e dy politikanëve, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Duhen marrë seriozisht", tha Mentor Kika.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS