Efektivi i FNSH-së tregon si plagosi kushëririn: Shkuam me nusen tek shtëpia e vjetër

Report TV 2019-06-03

Views 0

TIRANE - ?Shkuam në fshat me nusen tek shtëpia e vjetër, aty erdhi Enveri (kushëriri). E qerasa me një gotë raki. Kërkoi sërish por i thash nuk jetojmë këtu e nuk kam më. Ai filloi të ofendojë e godasë me dërrasë. U mbrojta, tentova ta largoj, por nuk munda. Në atë moment nxora armën. Jam i penduar për veprën e kryer, por ai më sulmoi?.

Me këtë dëshmi Flamur Karaj efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kërkoi nga gjykata ta lërë në "arrest shtëpie", por kjo kërkesë u rrëzua.

Ai do të qëndrojë me masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale të vrasjes me dashje mbetur në tentativë ndaj kushëririt të tij.

Pasi qëlloi mbi Enver Karaj me pistoletën e shërbimit, Flamuri u shpreh në gjykatë se ishte vetëdorëzuar duke lënë në repart fillimisht pistoletën Glock e më pas kishte shkuar së bashku me komandantin e tij në komisariatin numër 6.

Dy ditë më parë në fshatin Dors në periferi të Tiranës policia u njoftua për një konflikt e të shtëna me armë nga ku më pas u bë dhe arrestimi i Flamur Karaj.

Ndërsa shkak i konfliktit mes dy kushërinjve rezulton restaurimi i banesës që Flamur Karaj po bënte në fshatin nga ku ishte larguar disa vite më parë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit bënë me dije se pas arrestimit e ka pezulluar nga detyra efektivin e FNSH-së deri në një vendim të drejtësisë shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form