Lajçak: Dhuna dhe bojkoti nuk jane zgjidhje

RTV KLAN 2019-06-03

Views 0

Në Tiranë ishte sot kreu i radhës i OSBE-së, Miroslav Laj?ák që tha se vendimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje nuk është i duhuri për vendin. Pas takimit me Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ai tha se dhuna në protesta është e papranueshme.

"Protestat paqësore janë e drejtë themelore e respektuar, por dallimet duhet të përfaqësohen në parlament. Përshkallëzimi i dhunës në disa protesta të udhëhequra nga opozita është bërë shumë e mërzitshme. Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin politik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog. Dua të them shumë hapur se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reformat. E vetmja mënyrë për të arritur zgjidhje është përmes dialogut. Dua të them se vendimi opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre është për të ardhur keq. Demokracia kërkon kontroll dhe balancë dhe opozita ka një rol të rëndësishëm. Pjesëmarrja në institucione është e vetmja rrugë drejt pushtetit politik. Më vjen keq për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nuk besoj se është një vendim në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Duke bojkotuar institucionet, duke bojkotuar zgjedhjet nuk është rruga e zgjidhjes".

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form