Qyteti i Ohrit nuk po promovohet mjaftueshëm në rrjetet sociale, kritikojnë ekspertët turistikë. Marketingu dhe promovimi i mirë, janë disa nga arsyet pse, për shembull, në Slloveni, turizmi përbën 13% të prodhimit të brendshëm bruto ndërsa në Maqedoni kjo përqindje është vetëm 1.6%. Sipas ekspertëve, nevojitet më shumë promovim i Ohrit dhe rajonit në rrjetet sociale, pasi gjithnjë e më shumë turistë të huaj janë të informuar në këtë mënyrë.