#rtvora
Kriza politike në Shqipëri ka detyruar shefin e NATO-s të ndryshojë kursin e fluturimit. Në një vizitë të papritur në Tiranë, Jens Stoltenberg, ngriti ?kartonin e kuq? për klasën politike shqiptare, pasi sipas tij situata po shkel vlerat e demokracisë, mbi bazat e të cilave është ngritur Aleanca Euroatlantike.
3 orë para protestës së opozitës, në konferencen me kreun e qeverisë Edi Rama, apeloi politikën shqiptare që të ulen në dialog dhe të gjejnë zgjidhje.
Stoltenberg: Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë dhe nuk është ndonjë shenjë dobësie, përkundrazi është shenjë force. Ajo që është e papranueshme është përdorimi i çdo lloj dhune dhe përpjekje për të minuar institucionet demokratike.
U bëj thirrje të respektoni plotësisht institucionet demokratike të gjithë vendeve anëtare.NATO është aleancë politike dhe ushtarake e bazuar në vlerat themelore të demokracisë, shtetit ligjor, institucionet demokratike.
Çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes dialogut politik dhe përmes pjesëmarrjes në proceset demokratike. Zgjedhjet janë padyshim një pjesë themelore e procesit demokratik në shtetet aleate të NATO-s, përfshirë Shqipërinë. U bëj thirrje të gjithë aktorëve politike të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në dialog dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet, mendimet e ndryshme përmes dialogut dhe jo duke minuar institucionet demokratike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mesazhi-i-stoltenberg-nga-tirana-dhuna-politike-eshte-e-papranueshme
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz