http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit duke prezantuar kandidatët në të 61 Bashkitë e vendit.Edhe pse në zgjedhje mungon opozita, PS ka ndezur motorët duke I vënën vetës si objektiv fitimin e të gjitha bashkive në vend.Në fjalën hapëse, sekretari I Përgjithshëm I PS, Taulant Balla deklaroi se e majta ka qeverisur me sukses në 30 bashki të vendit dhe se do vijojë ta bëjë këtë gjë edhe në të ardhmen.Balla tha se PS është një parti që bën shtet dhe se do të marrë të gjitha përgjegjësitë për të qeverisur. Ai shprehu gjithashtu ambicien edhe për marrjen e një mandati të tretë në zgjedhjet e 2021."Nuk është e rastësishme që e hapim sot fushatën në 1 Qershor, Ditën e Fëmijëve. Jemi të gjithë bashkë për të shkuar deri në 30 Qershor, ditën kur fiton e ardhmja dhe Kushtetuta dhe fëmijët tanë. Ne kemi qeverisur me sukses në 35 bashki të vendit dhe në 30 Qershor do të marrim përgjëgjësi të qeverisim edhe në ato 25 bashki ku s?patëm mundësi, duke filluar me Shkodrën, Lezhën, Beratin e Gjorkastrën. Ky 1 Qershor na gjen me një lajm shumë të gëzueshëm: KE rekomandoi pa asnjë kusht hapjen e negociatave për Shqipërinë, e unë sot shpreh gatishmërinë që jo vetëm fillojmë bisedimet por do jemi në qeveri edhe kur të marrim datën për anëtarësim në BE. Dy fjalë për ata që betohen e përbetohen nga mëngjesi deri në darkë se nuk do lejojnë të kryehen zgjedhjet: Është krim nga kushdo që e krye. Nuk besoj se ka ndonjë që do të marrë veten në qarë më 30 qershor. Ne jemi partia që bëm shtet e bëri Shqipërinë me Kushtetutë dhe do të qeverisë akoma"