Banorët: U tmerruam, të shpallet gjendje emergjente! Të sillen çadra dhe ushqime

Report TV 2019-06-01

Views 0

Banorët në fshatin Flloq kanë bërë apel që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Asnjë prej tyre nuk pranon të futen në banesë, për shkak se i tremben një tërmeti të radhës. Ato i bëjnë apel pushtetit vendor që të nisin ngritjen e çadrave dhe dërgimin e ushqimeve, pasi disa prej banesave janë jashtë funksionit.

Për mikrofonin e Report Tv, ata kanë rrëfyer se si kanë përjetuar momentin që kanë ndjerë tërmetin.

"Isha shtrirë dhe në momentin që doja të ngrihesha, pata një aritmi të tmerrshme. Ime shoqe u trondit shumë. Menjëherë mora në telefon vajzën, që jeton në kat të gjashtë dhe ajo ishte shumë e trembut. E dyta më tmerroi fare. Nuk kthehemi në shtëpi sepse mund të përsëritet sërish. Unë dola në tërmetin e tretë", u shpreh një banor.

"Shumë frikë. Isha në punë, na ranë xhamat dhe u larguam. Jemi të tmerruar. Që nga viti 1994-1995 nuk kemi parë një tërmet të tillë", tha një tjetër.

"Frika është e madhe. Ishte shumë e fortë. Ku të rrish? Kush e di se nga do të fluturojmë. Isha vetëm në shtëpi", tha një e moshuar.

Share This Video


Download

  
Report form