#rtvora
Kryeministri Edi Rama ka shtruar iftar mbrëmjen e natës së Kadrit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në prani të krerëve të komuniteteve fetare në vend, por edhe personaliteteve të tjera pjesëmarrëse, Rama ka përcjellë edhe mesazhe që i lidhi me politikën dhe situatën që po kalon vendi.
Rama: Kurani nuk i përjashton kundërshtarët, i nënkupton si pjesë e jetës por thotë luftoni, luftoni kundërshtarët, por pa dalë nga shtegu i Zotit. Mos u bëni faqezinj dhe bukëshkalë, se Zoti nuk i do bukëshkalët. Pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Po më pas kur ezani hesht çfarë bëhet me poteren? Ç?bëhet me flakadanët? Po për besimtarët kush mendon me respekt?
Gjatë fjalës së tij me këtë rast, Rama vlerësoi ushtarakët dhe policët e rënë dëshmorë të Atdheut.
Rama: Baballarë dhe vëllezër të Dëshmorëve të Atdheut, Klodian Tanushi, Ibrahim Basha dhe Artan Cuku! Ndihemi të nderuar dhe të prekur që ju kemi këtu mes nesh! I përjetshëm dhe i paharruar kujtimi i bijve tuaj dhe Dëshmorëve të Atdheut tonë të përbashkët!
Kryetari i KMSH, pasi vlerësoi iftarin e shtruar nga kryeministri Rama evidentoi harmoninë fetare në vend dhe bëri thirrje për kultivimin e mëtejshëm të kësaj tradite.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-citon-kuranin-kundershtaret-mos-dalin-nga-shtegu-i-zotit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz