#rtvora
Pavarësisht se KQZ vendosi që të mos lejojë regjistrimin e komisionerëve të PD-së dhe LSI-së nëpër KZAZ, përfaqësuesit e opozitës janë paraqitur në disa Komisione zonale të administrimit zgjedhor. Opozita denoncon faktin se në disa bashki dyert e KZAZ janë të mbyllura.
Opozita e bashkuar nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk është regjistruar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit por mbetet e vendosur për ta mbajtur në monitorim procesin nësë do të mbahet.
Ndaj në afatin e fundit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor kërkoi pranë KZAZ-ve për të dorëzuar listat e komisionerëve pranë qendrave të votimit
Amulli: Nuk është asnjë person në zyrë.Sot brenda ligjit kemi ardhur të sjellim listën e komisionerëve por këtu nuk është asnjë person. Shenjë dalluese nuk ka në derë. Rama e di ku do të drejtohen votuesit pas 30 ditësh që do të votojnë.
Ndou: E kanë lënë ta marrin në dorëzim javën tjetër kur duhej ta merrnin që me 11 prill. Ne duhet të largohemi nga këtu por LSI dhe PD do të ndjekin hapat ligjorë deri në Kolegj Zgjedhor për dorëzimin e anëtarëve të KZAZ-ve dhe komisionerëve.
Të njëjtën problematike përfaqësuesit e opozitës e denoncuan në pjesën më të madhe të KZAZ-vë në vend.
Por edhe atje ku gjetën zyrtarët, listat në shumicën e rasteve u refuzuan me argumentin se nuk janë regjistruar për procesin zgjedhor. E për pasojë nuk munguan as tensionet.
Vetëm disa raste, anëtarët e KZAZ-ve morën në dorëzim listën.
Burime pranë KQZ-së thanë për RTV ORA se kjo ishte vetëm procedurë, por jo pranim i regjistrimit të komisionerëve.
Deri në vendimin e Kolegjit Zgjedhor, KQZ nuk do të regjistrojë listat e PD dhe LSI-së për komisionerë në KZAZ.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-lsi-ne-shkoder-me-liste-te-komisionereve-ne-dore-ne-kzaz-por-e-gjejne-bosh
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz