RTV Ora - Stop shisha ve në lokale, 6 fishohen gjobat për cigaren elektronike

Ora News Lajme 2019-05-31

Views 1

#rtvora

Produktet novatore të duhanit që kanë hyrë së fundmi në tregun shqiptar si cigarja elektronike dhe duhani me ngrohje do të konsiderohen produkte duhani dhe do të trajtohen si të tilla. Ndaj, subjektet që lejojnë konsumimin e tyre do të gjobiten 6 fish më tepër se më parë.

Në ambientet e brendshme të lokaleve nuk do të lejohet më as konsumimi i nargjileve apo cigareve elektronike.

Ligji i ri që pritet të miratohet së shpejti në Kuvend parashikon 6 fishim të gjobës dhe pezullim të aktivitetit për subjektet që nuk do të zbatojnë rregullat e reja.

Ndryshimet e reja u prezantuan në Ditën Botërore kundër Duhanit, nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu: ?Në frymën e Direktivës së BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit, me ndryshimet e pritshme ligjore, do të ndalohet duhanpirja në ambientet e mbyllura edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile. Gjithashtu do të largohen nga tregu paketat me 10 cigare si dhe cigarette me shije karakteristike. Me anë të këtyra masave synojmë të mbrojmë të rinjtë dhe adoleshentët nga këto produkte që kanë shkallë të lartë varësie?.

Por, mjekët ngrenë shqetësimin se duhanpirja vijon të mbetet në nivele të larta. Rreth 100 raste në vit diagnostikohen me kancer pulmonar.

Ekspertët e shëndetit tregojnë ndër të tjera se është ulur së tepërmi edhe mosha e konsumimit të cigareve deri në 13 vjeç, ndërsa femrat duket se janë ato që e konsumojnë më tepër.



Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/stop-shisha-ve-ne-lokale-6-fishohen-gjobat-cigaren-elektronike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form