Basha: Nuk ka negociata per Shqiperine

RTV KLAN 2019-05-31

Views 0

I vendosur në betejën e nisur me qytetarët për votën e lirë, Lulzim Basha thotë se pa larguar Kryeministrin Rama, Shqipërisë nuk do t'i ndizet drita jeshile për në Bashkimin Europian.

"Kujton se do ja hedhë Europës. S'i hap Europa negociatat. Që të kalojë nëpër Europe duhet të kalojë në Berlin, Paris, Hagë e Kopenhagen ku zgjedhjet e lira, drejtësia e pavarur janë Bibla e Kurani i qeverisë. Nuk kalon dot Rama testin e Berlinit. As Berlini e Parisi nuk qasin autokratë të korruptuar. Rruga drejt Europës kalon vetëm përmes largimit të Edi Ramës".

Për kryedemokatin, dëshmi e lidhjeve të kreut të qeverisë me krimin është edhe kandidati i socialistëve për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu të cilin Basha e akuzoi si të përfshirë në dosjen 184.

"Ka njoftuar se të shtunën do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë që sot do ishte në burg për shit-blerjen e votave në Dibër. Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg me dosjen 184. Rama do ta sjellë kandidatin kalapiç për popullin. Dëgjoje Pjerin se nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin".

Kreu i opozitës ftoi shqiptarët që të bashkohen në protestën e 2 Qershorit në betejën për largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimit të një qeverie tranzitore që do t'i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Share This Video


Download

  
Report form