Balla: Do punojmë me opozitën e re për 'Zgjedhoren'! Gjoni: Pa ne nuk e ndryshoni dot kushtetutën

Report TV 2019-05-31

Views 0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni kanë replikuar në Kuvend lidhur me reformën zgjedhore. Balla tha se opozita e re është e mirëpritur për këtë çështje. Gjoni deklaroi se puna për këtë ndryshim duhet të nisë pasi pa opozitën.

Taulant Balla- Genc Pollo nuk bënte punën. Bëje ti punën bashkë me Hajdarin dhe jeni të mirëpritur. E dyta që lidhet me çështjen për reformën zgjedhore. Kjo çështje u fut nga Këshilli. Ne e kemi depozituar që në qershor dhe me deputetë të rinj të opozitës jemi të gatshëm të bashkëpunojmë qoftë për reformën në drejtësi apo për reformën zgjedhore

Ralf Gjoni- Iku ish-opozita mos u merrni më me Genc Pollon na keni këtu, ne morëm vendet tona në reformën zgjedhore, çfarë prisni? Hajde e ndryshojmë që tani sistemin zgjedhor, apo prisni ndonjë mesazh në whatsapp, hajde pra, vetëm inflacion fjalësh, vetëm akuza, vazhdojnë akoma merren me opozitën që është në rrugë. Keni forcën e ndryshimeve kushtetuese këtu, pa ne nuk ndryshoni dot kushtetutën. Zgjohuni.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS