Rreze Dielli 30 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Rizoto me asparag

RrezeDielliOfficial 2019-05-31

Views 4

Rizoto me asparag

Përbërësit:

320 gr oriz për rizoto

500 gr asparag

2 qepë të njoma

Gjalp + vaj ulliri

2 lgj parmixhan i grirë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Shpëlajmë asparagët dhe presim fundet e tyre (pjesën e fortë). I vendosim në një tenxhere me ujë të valuar e kripë për të përgatitur lëngun e perimeve për rizoto. Pjesën tjetër të asparagëve I presim majat për dekor dhe kërcellin e presim në copëza me gjatësi 1-1,5 cm. pjesën e bardhë të qepëve e presim imët. Vendosim një tigan në zjarr me 1 lugë gjelle gjalp, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të orizin, e kaurdisim atë mirë deri sa kokrrat e orizit të vidhen me yndyrën. Shtojmë 1 garuzhde lëng perime dhe e lëmë orizin të ziejë. Në një tigan tjetër shkrijmë përsëri 1 lugë çaji gjalp, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë deri sa të zbutet. Shtojmë kërcellin e asparagut që kemi prerë në copëza 1 cm dhe i kaurdisim qeppët me asparagët së bashku. Shtojmë dhe tek asparagu pak lëng perimesh dhe I lëmë të ziejnë.

Më pas i shtojmë tek orizi dhe i lëmë të ziejnë së bashku oriz dhe asparag. Shtojmë dhe majat e asparagut, pasi kemi lënë disa për dekor. Shtojmë përsëri në tenxhere lëng periemsh. Ndërkohë majat e asparagëve i kaurdisim pak dhe i largojmë duke i vendosur në letër kuzhine për të larguar yndyrën. Shtojmë në tenxhere në fund dhe 2 lugë gjelle parmixhan. E trazojmë për të bërë rizoton më kremoze. E shërbejmë atë të ngrohtë duke e zbukuruar me majat e asparagëve.

Share This Video


Download

  
Report form