#rtvora
Komisioni evropian ka veçuar krizën politike në raportin e bërë për Shqipërinë. Në material ku rekomandohet çelja e negociatave, kërkohet kapërcimi i boshllëqeve në institucionet shtetërore. Sa i përket marrëdhënieve me BE, nënvizohet se heqja e vizave nga Shqipëria për shtetet që nuk kanë marrëdhënie të mira me unionin, nuk përputhen me politikat e bashkimit evropian.
Rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Komisionit Europian erdhi mbi bazën e meritave dhe përparimit të secilit vend. Por raporti i paraqitur në mesditën e së mërkurën përmban rekomandime të shumta sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore.
Në material evidentohet kriza politike nga bojkoti i tej zgjatur i opozitës që ka djegur mandatet, por sipas Komisionit, veprimtaria e Parlamentit ka vazhduar normalisht. Nga ana tjetër Komisionit rekomandon përmirësimin e kontrollit të financimit të partive politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rekomandimet-e-ke-se-kriza-politike-e-tejzgjatur-rregulloni-marredhenien-me-presidentin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz