Roth: Shqiperia ka bere detyrat, BE te mbaje premtimin

RTV KLAN 2019-05-30

Views 0

Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin e tij për Ballkanin. Është ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth që në koment për të përditshmen ?Frankfurter Allgemeine Zeitung? thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Ai bën kritika të forta për rolin e opozitës, por vlerëson si unike reformën në sistemin e drejtësisë të ndjekur nga Shqipëria.

?Në Shqipëri gjendja, në pamje të parë, duket më e komplikuar. Kjo lidhet para së gjithash me faktin që opozita ia del gjithnjë të prodhojë pamje dramatike - në vend që  të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në kontekstin e një konkurrimi politik idesh në parlament, të cilin aktualisht e ka bojkotuar. Por kjo politikë e papërgjegjshme obstruksioniste nuk duhet të errësojë gjithë sa vendi ka arritur. Në kuadër të reformës në drejtësi, përmes një procesi deri më tani unik në mbarë botën - shoqëruar nga ekspertë evropianë - është duke u verifikuar integriteti i të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve?.

Ministri gjerman ka edhe një mesazh për Brukselin për të mos e hequr vëmendjen nga Ballkani Perëndimor.

?Nëse BE i kthen shpinën këtij rajoni, do të vinte në rrezik zhvillimet pozitive dhe do t?ua linte fushën aktorëve të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia. Dhe që Bashkimi evropian të humbë ndikim në mënyrë të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk mund të jetë në interesin tonë?. 

Roth thotë se rruga drejt BE-së është e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Hapja e negociatave nuk nënkupton anëtarësim të menjëhershëm, por ky vendim është një mundësi për të shtyrë më tej përpjekjet për integrimin.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form