Te shpjegosh fiziken permes teatrit

RTV KLAN 2019-05-30

Views 0

Në procesin e mësimdhënies, mësuesit janë në kërkim të vazhdueshëm për të gjetur mënyra të ndryshme se si lëndët veçanërisht të cilësuara si të vështira t?i bëjnë më të kuptueshme dhe më të pëlqyera për nxënësit. Duket se italiani Federico Benuzzi, mësues matematike dhe fizike, e njëherësh aktor profesionist e ka gjetur. Prova është ky publik me nxënës nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë, që thuajse për dy orë qëndruan në sallë pa lëvizur, dëgjuan fizikë të shpjeguar me numra cirku dhe fragmente teatri.

 ?Objektivi si në skenë dhe klasë është kjo lloj mësimdhënie. Pra ta marrësh të gjithë lëndën, ta shohësh në kompleksitetin e saj, por pa e banalizuar, pa bere gabime, ta besh atë të kuptueshme, interesante duke e ilustruar me shembuj, rrëfime. Teatri të ndihmon shumë në këtë?.

Forma që Federico Benuzzi i propozoi mësuesve dhe nxënësve vishet edhe nga një tjetër element.

?Fati im është që i flas të rinjve. Të shfrytëzosh një lëndë mësimore për të dhënë mesazhe është e rëndësishme sepse është mënyra e vetme për të dale nga kjo situate aspak e mirë që gjendet bota sot. Janë të rinjtë që nëse nuk vendosin energjinë dhe inteligjencën e tyre, ne nuk do t?ja dalim dot. Pra kjo mënyrë, shkencë dhe teatër mund të motivoje edhe vetë mësuesit, sepse kur një mësues lodhet ai bën shumë dëme?.

Takimi i parë me nxënës shqiptar ishte i çuditshëm për nga forma e reagimit.

?Kishin një reagim ndryshe. Nxënësit qeshën për batuta për të cilat unë nuk isha përgatitur dhe e kundërta. Me pëlqyen shume pyetjet, te thella, jo sipërfaqësore, ç?ka tregon se e kuptuan thelbin e çështjes?.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form