Për këdo që do të bëjë një riparim të thjeshtë në banesë dhe që jeton në Tiranë, duhet të merret një leje në njësinë administrative dhe procedura zgjat fare pak,rrugën që qytetarët duhet të ndjekin, e shpjegoi në studion e emisionit ?Këndi i Ekspertit? me gazetaren Valbona Mhilli, drejtoresha e Kontrollit të zhvillimit të territorit të Bashkise Tiranë Frida Pashako. Por, ajo shtoi se kur duhet të ndërohet një mur apo objekt nga e para, duhet që patjetër të studiojë planin një arkitekt dhe procedurat janë pak më të gjata.
"Ka disa punime që janë ato të mirëmbajtes të zakonshme ,përshëmbull që parashikojnë rinovimin apo zëvëndesimin e disa stukturave ekzistuese impianteve të cilat mund të merrren me një kërkëse të thjeshtë në njësinë Administrative ,duke thjeshtuar akoma më shumë, mund të bëjnë një liste për këto punime ,të gjitha këto punime që hyjnë tek kategoria e mirmbajtes të zakonshme ,mund të kërkohen tek njësia administrative ,qytetari paraqitet me një dokument pronësie dhe nënshtron këtë kërkëse e cila aprovohet dhe më këtë mund të vazhdojë të kryejë punime ,sepse legjistracioni në fuqi thotë që pikërisht këto punime nuk kanë nevojë të paisen me një leje ndërtimi .
Prishja e 1 muri jo mbajtës por dhe krijimi I një tjetri ka nevojë që një arkitekt ose një inxhinjer të ndjeki punimet .Pra automatikisht nuk është më njësia administrative që ka mundësi të kontrollojë këto punime por është Bashkia ", thotë Pashako.
Më tej, ajo u shpreh se deklarata paraprake e punimeve eshte një procedur e thjeshtuar që zjat vetem në 5 ditë punë dhe kryhet online duke ulur kohën e pritjes së qytetarve.
"Ajo që është shumë e rëndësishme është që kjo quhet deklarat paraprake punimesh dhe është një llojë dekrarate që qytetari bën pranë Bashkisë nuk pret një miratim, dorzon gjithë dokumentacionin ose më saktë e dorzon arkitekti I cili hynë në portalin e-albania dhe më pas e-leje ku paraqet aplikimin e tij dhe brënda 5 ditësh pune mer një pranim ose një rrefuzim të kësaj deklarate prandaj mund të themi që është një procedur e përshpejtuar vetëm 5 ditë pune", shprehet Pashako.
Këndi I ekspertit vjen tek jut re herë në javë. Telefonatat dhe ankesat e qytetarëve marrin përgjigje menjeherë nga ekspertë të fushës, duke e bere këtë një nga emsionet sociale më të ndjekur dhe më afër teleshikuesve
m.v.