Rudina - Enada Hoxha sjell kercimin argjentinas siç nuk e keni pare asnjehere! (27 maj 2019)

RTV KLAN 2019-05-30

Views 14

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo ka qenë gjithmonë një figurë e spikatur e baletit në Shqipëri. Një prima balerinë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe të Baletit, por dhe një koreografe e cila ka ngjitur në skenë shfaqje të arrira, jeta e saj është e lidhur me profesionin e saj. Bëhet fjalë për Enada Hoxhën, e cila në këto 25 vite karrierë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit si balerinë e parë, por edhe si koreografe.

Ajo i ka dhuruar publikut emocione të papërsëritshme dhe sot ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv për të folur për një tur interesant që do të organizojë në Shqipëri, së bashku me partnerin e saj të jetës, por edhe skenës, Gerd Vaso.

?Argentina folk and tango?, është një event që do të sjellë muzikën, kërcimin, karakterin, sensualitetin dhe energjinë që përcjell folku dhe tangoja argjentinase, së bashku me një grup artistësh latinë. ?Argentina folk and tango? do të mbahet në Shqipëri gjatë muajit Qershor dhe është i pari i këtij formati që vjen në vendin tonë. 10 balerinë argjentinas do të vijnë nga qyteti i Comodoro Rivadias, vend ky që shquhet për tangon. Artistët janë sjellë në Shqipëri nga Enada dhe Gerd Vaso, të cilët gjithashtu do të performojnë bashkë me grupin latin.

?Ka qenë një nga ëndrrat e mia të sjell Argjentinën në Tiranë. Ka qenë një nga vendet që më ka inspiruar që kur isha e vogël, ndoshta për shkak se më ka tërhequr gjithmonë tango. Ime më ka folur rreth Argjentinës, vendit ku kërceheshin tangot, si kërceheshin tangot dhe të gjitha këto më kanë bërë mua të ëndërroj. Jo pa shkak në moshë shumë të hershme është bërë një konkurs me balet dhe çmimi që kam fituar ka qenë me tango dhe kjo gjë u rrit brenda meje. Mendoj që me udhëtimin që unë bëra në muajin Gusht, i cili ka qenë një nga më të bukurit e jetës time, unë realizova ëndrrën time. Preka nga afër çdo të thotë tango apo të bësh leksione tango dhe të kuptosh tangon e vërtetë. Jeta e tyre është vetëm të kërcyerit tango dhe folk. Social tango ato quanin që nga momenti që kapesh me partnerin tënd, me të cilin duhet të jesh faqe më faqe, trup më trup, janë disa kode që vetëm ata i dinë.

Në tango vajza ndjek partnerin dhe çdo lëvizje e dorës së tij tregon hapin e vajzës. Unë pata mundësi ta prek nga afër dhe të punoj me mjeshtëra atje. Kam kaluar një eksperiencë të jashtëzakonshme. Atje janë shumë të përhapura milonjat, vende ku kërcehet vetëm tango. Në fillim tango është kërcyer nga dy meshkuj dhe më pas kur u vendos të kërcehej me një femër u duk tabu. Unë shpresoj që do të vijë mjeshtri natën e fundit dhe ndoshta mund të bëj diçka me të. Kam vendosur të luaj sambën e tyre, por që nuk ka lidhje me atë që njohim ne, është shumë romantike dhe që do ta kërcej me grupin argjentinas. Do të fillojë në Korçë për karnavale, më pas vazhdojmë në Tiranë, Apoloni të Fierit, Elbasan, Shkodër, Vlorë dhe e mbyllim në Drimadhë. Do të jetë një tur i bukur sepse dua t?iu tregoj atyre edhe Shqipërinë.

Në fund të spektakl...

Share This Video


Download

  
Report form