Matura shtetërore, korrigjimi do të jetë elektronik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndërkohë që maturantët kanë filluar përgatitjet për provimet e lirimit, Ministria e Arsimit njofton ndryshimet që do të ketë procesi këtë vit akademik. Për herë të parë korrigjimi i testeve do të jetë elektronik, ndërsa do të ketë edhe shtim të pyetjeve me alternativëKrahas provimeve me detyrim këtë vit nga lista e zgjedhjeve janë përjashtuar disa prej lëndëve, kryesisht ato programe mësimore të avancuara që janë zhvilluar gjatë vitit. Nxënësit janë njoftuar paraprakisht me ndryshimet që do të kenë testimet këtë vit, ndërsa janë publikuar edhe datat. Me 7 qershor do të zhvillohet provimi i anglishtes, gjuha shqipe me 12, matematika me datë 17 dhe lëndët me zgjedhje me datë 24 qershor. Për sa i përket survejimit të nxënësve gjatë testimit nuk do të ketë ndryshime në proces, për këdo që kapet me mjete elektronike penaliteti është pezullim i menjëhershëm.

Share This Video


Download

  
Report form