http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku deklaroi se procesi I vettingut ka ndikuar negativisht në punë e prokurorëve.Gjatë prezantimit të raportit të prokurorisë për vitin 2018, në Komisionin e Ligjeve, Marku tha se shkarkimet e shumta I kanë bërë apatikë prokurorët, të cilët sipas saj, kanë ulur rendimentin e tyre në hetimin e çështjeve.?Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh , kjo do të thotë që prokurorët kanë qenë pak apatikë, pasi në mënyrë të pashmangshme ky proces ka ndikur negativisht mbi ta, duke i bërë edhe të pasigurtë. Pavarësisht se të gjithë këtu kemi rënë dakord që reforma duhej dhe vetingu është i pashmangshëm. Ka një ulje të lehtë të numrit total të materialeve që janë trajtuar nga prokuroria por nuk mund të tregohet në asnjë mënyrë si rënie e treguesve të punës së prokurorisë.?Marku tha më tej se qarku me kriminalitetin më të madh në vend vijon të jetë ai I Vlorës ndërsa prokuroria me më shumë procedime penale ajo e Tiranës.?Janë bërë më shumë se 57 mijë procedime. Më shumë procedime penale janë shënuar në Tiranë, më pas në Durrës, Elbasan, Shkodër. Përqindja më e ulët e kriminalitetit është në qarkun e Dibrës, kurse më të lartë e ka qarku i Vlorës. Veprat penale më të lartë janë vjedhja e pasurisë, krime ndaj personit, krimet ndaj tokës, veprat e dhunës kryesisht në familje. Në 2018, janë dënuar më shumë se 10 mijë persona?,Sipas kryeprokurores, organi akuzës gjatë 2018 ka bërë një punë të madhe sa I takon fushës së narkotikëve, ku ka kryer dhe arrestime të shumta.Marku tha gjithashtu se gjatë këtij viti janë ulur veprat penale të korrupsionit në radhët e zyrtarëve.