Bypass-i i Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, do të jetë gati brenda afateve të parashikuara në kontratë. Aktualisht kanë përfunduar gati 12 përqind e punimeve dhe e gjithë vepra do të jetë plotësisht e aksesueshme në fillim të vitit 2021.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan nga afër punimet.
Supervizori i punimeve, Demetrios Tsolkas i ka njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve. ?Bypassi i Vlorës është 29 km i gjatë. Punimet kanë nisur në të gjithë gjatësinë e rrugës, kryesisht me punimet e gërmimeve në disa seksione dhe me themelet e urave. Ndërkohë kontraktori ka nisur ndërtimin e mbulesave dhe jemi duke vazhduar punën. Progresi i bërë deri tani është rreth 10-12% dhe i gjithë procesi është duke ecur mire?, është shprehur Tsolkas.
I pyetur nga ministrja Balluku se si do ta vlerësonte ecurinë e deritanishme të punimeve të kryera, supervizori është përgjigjur: ?Në fazat e para të çdo projekti ka shumë punime parapërgatitore që duhen kryer dhe shumë çështje që duhen zgjidhur, aksesi në rrugë, aksesi për të ndërtuar urat, pra punë që nuk mund të shihen nga fillimi, por që janë duke u kryer në shumë pjesë të rrugës. Të gjitha punimet kanë bërë progres dhe në muajt e ardhshëm unë pres që ndërtimet e mëdha, që janë 5 ura të kenë filluar ndërtimin?
Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, theksoi se krahas hapjes së rrugës po punohet paralelisht dhe për ndërtimin e shtatë strukturave të cilat janë ura dhe tombino.
?Gjatë gjithë vitit 2019, deri më sot janë realizuar pothuajse rreth 400 mijë metër kub gërmime dhe rreth 300 mijë metër kub mbushje me dhera të projektit të rrugës ndërkohë që po punohet paralelisht dhe për shtatë struktura të cilat janë ura dhe tombino. Kjo është ecuria e deri tanishme. Ne parashikojmë që të mbyllim brenda afateve në 2021-shin?, u shpreh Qato.
Nga ana e saj, ministrja Balluku vlerësoi se krahas përfundimit në kohë dhe me cilësi të punimeve për ndërtimin e bypass-it, është e rëndësishme gjithashtu që ato të mos impaktojnë në mjedis. Vlora, u shpreh Balluku, është qyteti kryesor ku është bazuar strategjia kombëtare për zhvillimin e turizmit dhe për këtë arsye kërkoi nga inxhinierët e firmës që po kryen punimet një kujdes edhe më të madh sa i takon ndikimit në mjedis.
?Punimet në Vlorë, përveç faktit që duhen dorëzuar në kohë, duhen dorëzuar me cilësi. Ato kanë dhe një specifikë tjetër, që nuk duhet të impaktojnë negativisht ambientin pasi ky është qyteti ku ne kemi bazuar nisjen e strategjisë së turizmit. Kjo duket nga Lungomarja apo të gjitha projektet të cilat janë dorëzuar. Kështu që projektet e tjera të infrastrukturës, më të fuqishme, që janë të vendosura në këtë qytet, kërkojnë edhe këtë specifikë, një kujdes nga ana juaj përsa i përket punimeve?, nënvizoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur gjithashtu se hapja e Bypass-it të Fierit ...