U xhirua '2 herë Mat', 'Bar Lulishte Butrinti' në ankand, Hyseni: Do merret zgjidhja e duhur

Report TV 2019-05-30

Views 1

Prefekti i Vlorës i ka dërguar një shkresë bashkisë së Sarandës që të pezullojnë në mënyrë urgjente ankandin për dhënien me qira të 'Bar Lulishte Butrintit'. Ankandi u hap bazuar mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, që mban datën 20 mars të vitit 2018, por prefekti Flamur Mamaj e ka cilësuar të paligjshme. Prefekti e rrëzoi këtë vendim, ndërsa në datë 22 maj i ka dërguar një letër bashkisë që të anulohet ankandi urgjentisht.

Për këtë cështje ka reaguar edhe deputeti Alket Hyseni, i cili kishte edhe një paralajmërim. "Është një ikonë e qytetit të Sarandës, por iu garantoj se bar lulishtja do të marrë zgjidhje më të mirë me administratën e re të bashkisë pas konsultimit për të parë mundësinë e transformimit më të mirë.

Vendimi i Këshillit Bashkiak është shpallur i paligjshëm nga prefekti, që ka njoftuar me shkresë bashkinë. I bëj thirrje cdo biznesi, që të mos i hyjë detit në këmbë, në një procedurë të paligjshme. Prandaj rrini të qetë, se në fund të fundit ajo do i qëndrojë qytetit, s'ka shans të keqpërdoret" tha Hyseni.

'Bar Lulishte Butrinti' nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara. Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhirua filmi shumë i dashur "2 herë Mat". Objekti kanë një hapësirë rreth 200 m2 me sipërfaqe trualli prej 700 m2.

Share This Video


Download

  
Report form