OSBE reagon ashper ndaj deklaratave te opozites

RTV KLAN 2019-05-30

Views 0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri reagoi përmes një deklarate pak orë para protestës së opozitës, për t?u kujtuar organizatorëve qëndrimin e prerë të saj kundër dhunës. OSBE sjell në vëmendje dënimin që i bënë dhunës së protestës së 11 Majit drejtuesit më të lartë të saj, por shton se përmendja e derdhjes së gjakut para tubimit të sotëm, nuk është në përputhje me demokracinë.

?Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike?.

Televizioni Klan e pyeti zyrën e OSBE-së se kujt deklaratave u referohej ajo për ?derdhjen e gjakut?, por në përgjigjen e dhënë thuhet vetëm se bëhet fjalë për një deklaratë të bërë nga përfaqësues të opozitës, por pa specifikuar se cili prej tyre.

Nga një kërkim i thjeshtë në deklaratat e bëra nga përfaqësues të partive opozitare ditët e fundit, i vetmi rast ku përmendet fjala gjak është fjalimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bërë tek memoriali në përkujtim të viktimave të komunizmit më 20 Maj, në Shkodër.

"Pema e lirisë, vaditet nga gjaku i patriotëve dhe i tiranëve! Kjo thënie e famshme e Thomas Jefferson, më shkon sot ndërmend, teksa përgatitemi për çdo sakrificë, për çdo çmim, për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë, dhe kurrë më për të mos lënë një diktaturë të vesit të dhunojë Shqipërinë".

Share This Video


Download

  
Report form