RTV Ora – Letra IV e Edi Ramës për Bashën: Harroje dorëheqjen time, por eja në dialog

Ora News Lajme 2019-05-30

Views 1

#rtvora
Pak orë para protestës kombëtare të opozitës, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kryedemokratit, Lulzim Basha letrën e katërt publike.

Në letër Rama i shkruan Bashës se kryeministri nuk do të japë dorëheqjen dhe data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë.

Edi Rama: "Dorëheqja me shkrim nuk erdhi se s?kishte si të vinte, po erdhët Ju në rrugën e arsyes dhe çadra iku bashkë me Republikën e Re, se s?kishin si të mos iknin. Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju e as mund të tradhëtoj ata që më kanë zgjedhur dhe të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t?i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve e drejtësisë si djalli temianit. Bashkë me dorëheqjen time."

Rama apelon prerë ndaj kreut të opozitës se nuk mund të nënshtrojë mazhorancën.

Edi Rama: "Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar."

Sipas Ramës vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhje vjen si pasojë e frikës nga vota e popullit, por shton se ky hap do të sjellë daljen nga sistemi të PD.

Edi Rama: "Nëse ju s?doni të hyni në zgjedhje se keni frikë nga gjykimi i popullit me votë apo se shihni në bezen e imagjinatës suaj, një film ku votën e shqiptarëve pa dallim, e zëvendëson molotovi i ndjekësve tuaj të verbuar a të paguar, kjo është llogaria juaj e gabuar dhe natyrshëm, edhe e drejta juaj për ta vetëasgjësuar grupimin tuaj politik duke i besuar kësaj llogarie marroqe. Por ju duhet ta harroni po ashtu, se mund ta ktheni përmbys."

Në letër Rama i adresohet Bashës me paralajmërimin se tatëpjeta për grupimin politik të opozitës, por sidomos për kreun e opozitës personalisht, do të jetë pa mundësi ndalese deri në fundin dhimbshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/letra-e-iv-trama-bashes-kushtet-dhe-frika-do-te-nxjerrin-si-deshtak-nga-politika
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form