RTV Ora - Rama letrën e III-të Bashës: Eja në dialog, s'ke shans të ndryshosh qeverinë pa zgjedhje

Ora News Lajme 2019-05-30

Views 0

#rtvora
Në orët e para të së premtes Kryeministri Edi Rama i ka shkruar një letër të tretë kryeopozitarit Lulzim Bashës. Ai e fton sërish kundërshtarin e tij politik për tu ulur në dialog, ndërsa ja bën të qartë se nuk do të mundet të ndryshojë qeverinë pa zgjedhje. Ndërsa në lidhje me akuzat e bëra në letrën e kreut të PD për vjedhjen e votave dhe lidhjet me krimin, Rama i cilëson gjysmë të vërteta dhe e adreson kreun e opozitës të shkojë në gjykatë.

Kryeministri Edi Rama e shikon përgjigjen e Lulzim Bashës ndaj letrave publike të ditëve të fundit si një mundësi të mirë komunikimi për dialog. Në letren e tretë të shkruar, kryeministri i cilëson akuzat e kryeopozitarit si gjysmë të vërteta, por nuk resht së ftuari sërish për dialog pa kushte. Gjithashtu Rama ja bën të qartë Bashës se nuk mund të vijë në pushtet pa zgjedhje.

Rama: Sidoqoftë, për hir të njerëzve që me plot të drejtë presin nga udhëheqësit e çdo pale Dialog Politik, unë po e konsideroj mesazhin Tuaj një mundësi për të nxitur Dialogun. Ju s?keni asnjë shans të pengoni 30 qershorin të vijë për ata që duan të votojnë. Asnjë shans të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje. Asnjë shans të më ndaloni mua dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë të kryejmë misionin historik të transformimit europian të Shqipërisë. Ju vazhdoni i bini fyellit po njësoj. Madje jo, i bini fort e më fort!

Në Lidhje me akuzat në letrën e kreut të PD drejtuar qytetarëve, kryesocialisti e njofton Bashën që sërish do të takohen në Gjykatë për shpifje.

Rama: Për hir të këtij komunikimi të hapur mes nesh, po Ju bëj me dije se do t?Ju ftoj në gjykatë për të sjellë qoftë edhe një provë të vetme për maskarallëqet që keni artikuluar në mesazhin Tuaj të djeshëm; që nga 30 milionë eurot që paskam dashur të vjedh e të pastroj në Amerikë me një kompani fallco e me radhë të tëra, tek im vëlla që qenka zbuluar i lidhur me një grup kriminal trafikantësh droge, e deri tek negociatat e mia për kufijtë e Shqipërisë dhe madje edhe të Kosovës!

Gjatë ditës së enjte Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit, por Rama në letrën e tij shpjegon se këtë kërkesa vetëm e forcojnë më shumë dhe e shtyjnë që ta bëjnë më të fortë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-fton-here-te-trete-bashen-dialog
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form