Dhjetra minatorë me parulla në dorë kanë dalë në protestë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë teksa zhvillohej seancë plenare.
Minatorët kanë deklaruar se po protestojnë në lidhje me 'statusin e minatorit" për të cilin thonë se vetëm po mashtrohen dhe se pesnionet e tyre janë shumë të ulëta. Ata kanë kërkuar që 'statusi i minatorit' të miratohet i gjithë dhe jo i ndarë vetëm në disa pika.
"Të dalin të na thonë nëse janë burra, të dalin te na thonë edhe nëse nuk na e japin. Nuk e meritojmë kemi punuar 160 metra poshtë. Ktë kërkojmë ne. Ne nuk kërkojmë pushime në Hawai", ka thënë një nga protestuesit. Në këtë protestë ka patur edhe momente tensioni ku disa prej minatorëve janë shtyrë me policinë.
I pranishëm ka ishte edhe Kujtim Gjuzi i Partisë Konservatore. Ai u ka premtuar minatorëve se do t'i marrin lekët që u takojnë, Me gjuhë popullore, Gjuzi u tha se jep besën që ato para do t'i marrin të gjitha sa u takon dhe se " Nuk ka për të pas zog none, kryeministër që të hyjë në parlament dhe mos t'ju japë të drejtat minatorëve".
'Ne së bashku me ju, me një grup ekspertësh do kërkojmë jo vetëm lekët që ju takojnë, por plus fitimin që ju kanë munguar, se unë jam ekonomist. Do t'jua paguajmë kokërr më kokërr, lekë më lekë. Nuk ka për të pas zog none, kryeministër që të hyjë në parlament dhe mos t'ju japë ju të drejtat. Me hyrjen e njerëzve të rinj kë parlament, ka ardhur erë e re! Do ta bindim kryeministrin që t'i gjejë paret ku të dojë, t'ua japi lekët juve. Sa orë të jem në parlament do t'i merrni të gjitha ato që meritoni, me burrni", u shpreh Gjuzi.