Hajdari: Basha dhe ushtria e tij e vdekur...duhet unitet për negociatat

Report TV 2019-05-30

Views 0

Kriza politike, cështja e negociatave dhe hapja e dosjeve të komunizmit dominoi debatin politik sot në Kuvendin e Shqipërisë mes shumicës dhe opozitës. Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari kërkoi unitet mes opozitës dhe shumicës për cështjen e negociatave, pasi po dëmtohet imazhi i vendit.

Pas kritikave ndaj qeverisë, vajza e Azem Hajdarit sulmoi Bashën që e cilësoi kryetar në tentativë që shkoi në Angli, e cila po del nga BE-ja, i shoqëruar nga një delegacion që kishte në përbërje sipas saj 'delegatë të një ushtrie të vdekur'.

Edhe deputeti Ligoraq Karamelo që u fut në Kuvend bëri thirrje që në Kuvend të zhvillohet një debat politik drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve për krizën politike, ndërsa shtoi se opozita po tolerohet me tepricë, pasi po bën thirrje për luftë civile.

Nga PS-ja, kryetari i grupit Taulant Balla iu përgjigj deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta për drejtësinë, por edhe për parlamentin që sipas kreut të shtetit nuk është funksional, pasi opozita është në rrugë. Gjithashtu Balla shprehu edhe një herë tjetër vendosmërinë e shumicës së në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale, pavarësisht bojkotit të opozitës.

Në seancën e sotme u betuan edhe dy deputetë të rinj, një nga shumica dhe një nga opozita e re. Në rendin e ditës janë disa cështje mes tyre projektligji për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji, teksa jashtë një grup minatorësh zhvilluan një protestë.

Share This Video


Download

  
Report form