Pa Gjurme- Rrëmbehet 15 vjeçarja,familja: Na ndihmoni para se të jetë shume vonë

Report TV 2019-05-29

Views 4

Pjesa e dyte e emisionit Pa Gjurme Dt 22 maj Pa Gjurme- Rrembehet 15 vjecarja,familja: Na ndihmoni para se te jete shume vone shqiptarët kishin shpikur atë kohë, ishte kalimi përtej kufijve nga deti drejt Italisë me anë të fucive gjigande. Nga fundi i janarit të vitit 1991 kishin nisur që disa prej anijeve të peshkimit të largoheshin nga Vlora drejt brigjeve italiane. Por kjo mënyrë erdhi për shkak të një numri shumë të madh njerëzish që kërkonin të largoheshin. Dy fuçitë e mëdha që në gjuhën e detarëve quhen maune, tërhiqeshin nga rimorkiatori dhe përdoreshin për transportin e gurit nga gadishulli i Karaburunit për ndërtimin e Portit të Ri. Kjo ishte mënyra me të cilin kishte vendosur të largohej edhe Altin Ramaj. Por një nga fshatarët e zonës, i vetmi dëshmitar e ka parë Altinin i cili nuk i ka hiour fucive për tu larguar nga deti por ka marrë rrugën, nga ura e Mifolit për të ikur në rrugë tokësorë drejt Greqisë. Ky devijim nga rruga ka mbajtur shpresën prej kaq vitesh për familjarët. Edhe në këtë moment është parë i vetëm nga ky bashkëfshatar, ndërsa kjo rrugë drejt Greqisë nuk ishte e panjohur për 18 vjecarin pasi ai kishte qenë në tokën helene edhe më herët, në vitin 1991. Sot ai kërkohet nga një prej vëllezerve. Nëna mbylli sytë pa marrë asnjë lajm për djalin, 5 vite pasi i kishte humbur cdo kontakt. Në vitin 1997 nëna e tij mbylli sytë përgjithnjë. Mbase kështu ishte fati, mbase kështu kishte vendosur Altini, kur shpesh shokëve dhe familjes i pohonte:
??Po ika nuk do të behem më i gjallë??

Share This Video


Download

  
Report form