Katër muaj pas protestave masive të Dhjetorit, një grup studentësh kanë rinisur në këtë 22 Maj tubimet kundër qeverisë. Edhe pse dukshëm më të pakët në numër, protesta e studentëve u shoqërua me disa incidente.
Përgjatë 60 minutave ata hodhën tymuese. Dogjën edhe fletët e paktit të universitetit. Hodhën gurë drejt godinës së Ministrisë, duke thyer xhamat.
Po këto veprime të tyre nuk gjetën mbështetje nga qytetarët që po kalonin. Studentët kanë rikthesuar kërkesat e tyre, tashmë të përmbledhura në 5 pika.
"Kërkojmë arsim cilësor, qeveria uli tarifat e Bachelorit, por rriti të Masterit. Pakti për Universitetin nuk i përmbushi kërkesat tona. Por ne jemi këtu edhe për rrëzimin e këtij sistemi, ndaj 'Rama ik, Basha ik, Meta ik".
Pak para përfundimit të protestës, studentët protestues e dorëzuan listën me 5 kërkesa në Minsitrinë e Arsimit. Ndërkohë ministrja Besa Shahini përmes një statusi në Facebook foli për një grusht individësh partiakë që rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke thyer xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.
"Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me ?protestën? e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar", shkruan Shahini në reagimin e saj.
Tv Klan